Në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, që u mbajt në Prishtinë, ambasadorët amerikanë dhe gjermanë i dërguan mesazhe të qarta Qeverisë së Kosovës, për dialogun me Serbinë. Hovenier theksoi rëndësinë e një qasjeje më serioze ndaj dialogut. Ai përmendi ndryshimet që do të ndodhin si në qeverinë amerikane ashtu edhe në Bashkimin Europian, duke theksuar se ky është një moment vendimtar për të rishikuar se ku ndodhet procesi dhe si mund të avancojë. Njohja reciproke mbetet qëllimi kryesor për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Avio Orav, theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut është thelbësor dhe i kërkoi Qeverisë së Kosovës të përmbushë detyrat e saj. Ambasadori gjerman Rohde, përforcoi këto mesazhe duke theksuar rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si një sinjal se Kosova ende angazhohet për marrëveshjen e Ohrit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …