leoni

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Ambasadorët britanik dhe gjerman kërkojnë zgjidhje urgjente për bllokadën institucionale në Kosovë

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë në Prishtinë kanë reaguar pas dështimit të dytë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ata u kanë bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për të kapërcyer bllokadën institucionale dhe për të formuar sa më parë institucionet e reja. Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves tha se qytetarët kanë të drejtë të presin që liderët të veprojnë në interes të vendit. Ndërkaq, ambasadori gjerman Jorn Rohde theksoi se konstituimi i Kuvendit është bllokuar për shkak të taktikave penguese. PDK, LDK dhe AAK po këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë në detyrë, të zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje. Në të kundërtën, ata nuk do të votojnë verifikimin e mandateve. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson të panevojshme një dorëheqje të tillë, pasi Qeveria është tashmë në detyrë. Dështimi i seancës është cilësuar nga opozita si përpjekje për të blerë kohë për pazare politike. Nuk është e qartë nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje para seancës së radhës më 19 prill. Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin demokratik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …