Zyra e Kryeministrit njoftoi se ambasadorët ishin atje me ftesë të Kurtit dhe se shefi i Qeverisë së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati ua kanë sqaruar punën e rregullores që, ndër tjerash, synon ta largojë nga përdorimi dinarin serb në Kosovë, ishte çështja kryesore që u diskutua. Sipas njoftimit, Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta adresuar shpejt çdo shqetësim të ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje. Ata sqaruan që rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Rrjedhimisht rritjen e integritetit financiar të vendit dhe kufizimin e financimit të aktiviteteve ilegale, pastrimin e parasë, qarkullimin e parave të falsifikuara dhe formalizimin e ekonomisë, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …