Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe zëvendës-shefat e misioneve të disa vendeve perëndimore për të diskutuar sigurinë në Kosovë. Në takim morën pjesë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, zëvendës-shefi i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar, Pol O’Connor, ambasadori i Francës, Olivje Gyero, zëvendës-shefi i misionit të Gjermanisë Matthias Conrad, ambasadori i Italisë Antonello De Riu, ambasadori i Turqisë Tunç Angili dhe zëvendësja e zyrës së përfaqësuesit special të BE-së Eva Palatova. KFOR njoftoi se pjesëmarrësit ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e përditshme të KFOR-it ndaj dialogut Kosovë-Serbi. KFOR riafirmoi përkushtimin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke vepruar në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …