Në Prishtinë është mbajtur takimi me ambasadorët e shteteve të Quintit (SHBA, Britani, Gjermani, Itali dhe Francë) për temën e kthimit dhe të integrimit të personave të shpërngulur dhe për projektin e “Luginës së Diellit”. Ky takim është mbajtur me kërkesë të ministrit të Kosovës për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq. Sipas kumtesës ministrore, Jevtiq ka thënë se procesi i kthimit nuk është aspak i lehtë dhe se në këtë rrugë dalin mijëra pengesa , sipas tij që nga pasuria e uzurpuar deri problemi i dokumenteve personalë, sigurisë e shumë të tjerët. Ai ka theksuar se brengoset edhe më shumë pasi procesi i kthimit, sipas tij, po merr konotacion politik dhe ka shtuar edhe pas 17 vjetësh po flitet ende kush mund dhe kush nuk mund të kthehet. Ministri, Jevtiq ka kërkuar përkrahjen e shteteve të Quintit në Kosovë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që ai e quan të rëndësishme. Vendet e Qunitit, sipas kumtesës, kanë shfaqur gatishmëri për përkrahje politike në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …