Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të ambasadorëve gjermanë, e cila u mbajt në Tiranë. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm ambasadorët e Gjermanisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe përfaqësues nga Berlini, u diskutuan sfidat aktuale në rajon, ndikimet e qëllimshme, integrimi në Bashkimin Evropian dhe lidhja rajonale. Ishte e mrekullueshme të takohesha dhe të shkëmbeja me kolegë nga rajoni. Diskutuam sfidat aktuale dhe ndikimet e qëllimshme, integrimin në BE dhe lidhjen rajonale, nënvizoi, Jorn Rohde.