Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Ambasadorët: Nicholas Abbott dhe Jorn Rohde i kërkojnë kryeministrit Kurti që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Rohde thotë se duan ta shohin një draft me ide konkrete për Asociacionin. Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak i cili ishte javën e kaluar në Prishtinë, ia ka dhënë një metodologji për formimin e kësaj bashkësie komunash. Drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq u hodh poshtë nga ana e Kosovës dhe serbët që e hartuan u shkarkuan menjëherë. Megjithatë, Kosova duhet ta formojë njëfarë Asociacioni. Këtë detyrim e ka pranuar edhe kryeministri Kurti në marrëveshjen e fundit të arritur me Vuçiqin për rrugën drejt normalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …