Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, u tha se është mirë të shohësh familjarët e personave të pagjetur që nuk reshtin në përpjekjet e tyre për të kërkuar llogari nga qeveritë lidhur me zotimet ndërkombëtare për personat e pagjetur që ato i bënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të vitit 2018 në Londër. Përmbushja e këtyre zotimeve nënkupton respektim të të drejtave të njeriut për familjarët e personave të pagjetur. Ambasadori britanik, Nicholas Abbott tha se nuk është e lehtë të flasim sot për të drejtat e njeriut, kur plagët tuaja janë ende të hapura. Të drejtat e njeriut të të pagjeturve janë shkelur. Atyre u është mohuar e drejta për jetë dhe liri. “Qeveria britanike, është zotuar të punojë me ju për t’i shëruar këto plagë nga e kaluara dhe që së bashku të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët”, tha ambasadori Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …