Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq. Ai ka deklaruar se Jankoviq është i njohur për Ambasadën Amerikane dhe se i njëjti ka ndihmuar në sigurimin e një force policore të integruar. Hovenier ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me BE-në se Serbia me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Hovenier ka theksuar se në takimin me Osmanin kanë diskutuar edhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sa i përket ndalimit të udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova në kufijtë me Hungarinë dhe Kroacinë. Në konferencën me gazetar ai është pyetur edhe për takimin në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Hoveniar tha me këtë rast tha se fokusi duhet të jetë në arritjen e zbatimit të plot të marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …