Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie po kërkon që këtë javë të ratifikohet demarkacioni. Këtë qëndrim ambasadori amerikan e dha në një postim në rrjetin social. Deklaratat e tilla, Delawie i dha duke komentuar festimet për 10-vjetorin e pavarësisë. Ai i ka vlerësuar këto festime si të jashtëzakonshme. “Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie.
