Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka takuar gjeneralin e Brigadës së Ajovës, Stephen Osborn. Hovenier ka thënë se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumetnike, profesionale për ndërveprim nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale. Është kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigadës së Ajovës, Stefen Osborn, në Kosovë. Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Ajovës me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumetnike, profesionale, për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar ambasadori Hovenier në një postim të tij.
