Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier bën të ditur nuk është paraparë të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Synimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por s’është e mundur aktualisht. Kosovës e Serbisë momentalisht i ka mbetur të merren me çështje teknike. Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, mospajtimet në takimet e gjata me sa duket ia kanë zgjatur përfundimin çështjes së Kosovës e Serbisë, sidomos njohjes së ndërsjellë. Këto deklarata e qartësojnë edhe më shumë të ardhmen e dialogut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara të bëjnë më presion për shkak se sipas gjitha gjasave ka humb një mundësi e mirë me u marr vesh deri tani. Prandaj edhe njohja nuk është më në horizont dhe duhet të vazhdohet dialogu për çështje teknike, thonë diplomatët dhe analistët.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …