Shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Brathu, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtendosje të menjëhershëm të situatës. Këtu ambasadori amerikan ka përfshirë edhe implementimin e planit tre pikësh të Bashkimit Evropian për de-eskalim. Diplomati amerikan, Majkel Carpenter ka thënë se status-quo është e paqendrueshme dhe se pengon stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka thënë Carpenter
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …