Ambasadori amerikan, Greg Delawie shpreh keqardhje dhe brengosje për zhdukjen e dy policëve

Ambasadori amerikan, Greg Delawie shpreh keqardhje dhe brengosje për zhdukjen e dy policëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur brengën dhe keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe për rrjedhojë humbjen e dy policëve të Kosovës. Ai ka thënë se po e përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve për gjetjen e dy policëve të zhdukur. Delawie, përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët.

“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …