Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka përsëritur kërkesën e treshes evropiane, Scholz, Macron e Meloni lidhur me nevojën urgjente për të lëvizur drejt themelimit të Asociacionit dhe dhënies së njohjes de-facto nga Serbia. Por, të mos ketë asnjë gabim, ajo që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin, presin të shohin është zbatim i plotë dhe i tërësishëm nga të dy palët të të gjitha detyrimeve sipas marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit”, ka thënë Hovenier. Sa i përket asaj se ku qëndron procesi i negociatave aktualisht, Hovenier ka thënë se e ka të vështirë të japë një përgjigje specifike meqë është punë e Lajcakut, por thotë se pas takimeve që janë zhvilluar së fundi në Bruksel ka një ngushtim të dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Hovenier ka theksuar rëndësinë që ka fakti se përfaqësues të pesë shteteve evropiane janë angazhuar në hartimin e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe letrën e treshes evropiane Scholz, Macron e Meloni. Sipas tij, është diçka e jashtëzakonshme që këto vende po investojnë për të parë teksa Kosova ecë përpara dhe duke ndihmuar Kosovën për të përmbushur obligimin e Asociacionit. Hovenier ka përmendur gjithashtu edhe obligimin e Serbisë dhe thirrjen për njohjen de-facto të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …