Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video të adresuar në prag të Vitit të Ri 2024. Në një prononcim, për këtë rast tha se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira, por edhe arritje e shumë përparim. Ai saktëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtara si më parë për partneritet me popullin e Kosovës, teksa tha se me Qeverinë e Kosovës kanë shtyrë përpara qëllimet kryesore. Tutje, ai përmendi disa pika kryesore që janë arritur gjatë këtij viti, duke theksuar Gjykatën Komerciale, përfshirja e Amerikës në programet e artit dhe arsimit si dhe dyfishimin e zotimit për energji të ripërtrishme. Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi si një prej çështjeve që ka marrë shumë kohë dhe energji ka saktësuar se Uashingtoni zyrtar pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe gjithashtu ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hovenier ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi. Ai ka uruar lumturi, shëndet e begati në vitin 2024.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …