Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas. Për këtë takim ka njoftuar ambasadori Hovenier,. Ai ka shkruar me këtë rast se pati një takim të mirë me komandantin e KFOR-it, Ulutash. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me FOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …