Kristofer Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka kërkuar që Asociacioni i Komunave Serbe, të themelohet sa më shpejt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se pret që Asociacioni i Komunave Serbe, i miratuar 12 vite më parë, të themelohet sa më shpejt. “Unë jam optimist se Asociacioni i Komunave Serbe, për të cilin është rënë dakord rreth 12 vjet më parë, do të duhet të themelohet. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë për ta përfunduar këtë proces, pasi situata aktuale është e pakënaqshme,” tha Hill. I pyetur për qasjen e administratave amerikane ndaj kësaj çështjeje, Hill tha se administrata aktuale ka mbështetur Bashkimin Evropian në përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai shtoi se çdo administratë e ardhshme do të ndjekë të njëjtin qëndrim. Është e rëndësishme të analizohet pse kjo nuk ka ndodhur ende dhe të shihet se çfarë mund të bëhet. Situata aktuale është e pakënaqshme për të gjithë, veçanërisht për njerëzit në Kosovë, të cilët meritojnë një situatë më të mirë dhe më shumë bashkëpunim përmes dialogut të organizuar nga BE-ja, tha ambasadori Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …