leoni

Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill lavdëron përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai serb në Uashington, Marko Gjuriq u pajtuan se  marrëdhëniet mes dy vendeve janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme. Këto komente ata i bënë në konferencën  Dita e Amerikës e organizuar nga Kongresi i Miqësisë Serbo-Amerikane. Hill tha  se marrëdhëniet  janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë. Ne duhet të bashkëpunojmë veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik ku kemi interesa të përbashkëta, do të punojmë edhe në forcimin e aleancave politike dhe në temat që kanë të bëjnë me sigurinë, për të cilat duhet të diskutojmë veçanërisht. “Nëse kthehemi 142 vjet pas që kur marrëdhëniet tona kanë filluar, duhet të themi janë të gjitha mundësitë për të vazhduar edhe për 142 vite të tjera”, tha mes tjerash Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …