Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkë me bashkëshorten e tij, zonjën Alison, kanë shtruar një iftari për të rinjtë e Kosovës. Ai ka shkruar me këtë rast se këtë iftar e ka shtruar në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit. “Alisoni dhe unë u nderuam të presim të rinjtë nga shumë fe për një darkë iftari, në respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit. Liria e fesë është një nga vlerat e rëndësishme të përbashkëta nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …