Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, e ka kritikuar reagimin e qeverisë gjermane ndaj pushtimit rus të Ukrainës, duke e cilësuar “zemërftohtë”. “Më duhet të ju tregoj se nuk kam qarë shumë vjet. Sot ishte ajo ditë dhe ne qamë. Megjithatë, jo vetëm për shkak të luftës së pabesë të asgjësimit. Unë, në të vërtetë, qava sot për shkak të ftohtësisë dhe indiferencës që hasa në Berlin gjatë ditës”, deklaroi ambasadori ukrainas. Ai u takua me disa pjesëtarë të kabinetit qeveritar gjerman dhe tha se u prit nga “disa ministra”, nga të cilët kërkoi “karburante dhe pajisje për ushtrinë”. Ambasadori tha se përgjigjja e tyre e la vërtet pa fjalë, shkruan ZDF. Melnyk citoi qeveritarët gjermanë t’i kenë thënë: “Sipas vlerësimit tonë, ju, ukrainasit, mund të keni edhe disa orë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që t’ju ndihmojë tash. Ambasadori tha se nuk mundi të kuptonte se si dikush mund të mbetet “aq zemërftohtë dhe kokëfortë” para ushtarëve që po vriten dhe para qytetarëve që po qëllohen me armë. Ai u bëri thirrje gjermanëve që ta ndihmojnë Ukrainën për t’ia ndryshuar mendjen qeverisë federale. “Kjo politikë, ky ngurrim na lë si kurban që theret para kamerave”, tha ambasadori ukrainas.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …