leoni

Ambasadori anglez, Jonathan Hargreaves, ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së, për të mos e certifikuar Listën Serbe

Ambasadori anglez në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër rreth vendimit të djeshëm të KQZ-së, për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai nëpërmjet një postimi, ka kërkuar nga KQZ-ja të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore, e jo të interesave politike. “I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike. Ambasadori anglez, në Kosovë, Jonathan Hargreaves pret gjithashtu që KQZ-ja dhe të gjitha anëtarët e saj ta marrin në konsideratë kërkesën e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …