Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Ambasadori anglez, Nicholas Abbott, tha se korrupsioni ka ulur besimin e qytetarëve në institucione dhe ka rritur pabarazinë shoqërore

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është cituar të ketë deklaruar  se korrupsioni i përhapur në Kosovë, ka ulur besimin e qytetarëve në institucione dhe ka rritur pabarazinë shoqërore. Mosndëshkimi është  themeli ku po ndërtohet korrupsioni, zyrtarët përgjegjës për veprimet e tyre të papërgjegjshme. Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konzorciumi i organizatave, i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur  konferencën me temë: “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel. Drejtoresha e GLSP-së, Arbresha Loxha-Stublla, tha se ky projekt ka në qendër monitorimin e rregullt në pesë fusha kryesore. Sipas saj, projekti ky që ka për qëllim të ofrojë gjithashtu ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike për të eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore. Madje  synohet që përmes praktikave të mira të parandalojë korrupsionin dhe ndikimit e krimit të organizuar në institucionet publike. Proceset e rekrutimit në sektorin publik; praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave; shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve; dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike”.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …