Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Të gjithë besimtarëve Mysliman, gëzuar Kurban Bajramin. Shëndet, paqe dhe begati për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar ai në urimin e tij të publikuar në rrjetin social në gjuhën shqipe, edhe në atë angleze dhe serbe.
