Christopher Hill

Ambasadori, Chris Hill, lidhur me shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenci, ka thënë se nuk ka fakte për të drejtuar gishtin te dikush

Për shpërthimin me eksploziv në një zonë të kanalit të “Ibër-Lepencit” në Zubin Potok për të cilin Qeveria e Kosovës beson se “është orkestruar nga Serbia”, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, ka thënë se, tash për tash, nuk ka  bazë për të drejtuar gishtin te dikush”. Në lidhje me sulmin në infrastrukturën jetike – që edhe nga Bashkimi Evropian është cilësuar si akt terrorist, ka thënë se “është e rëndësishme që të ndodh hetim kredibil” derisa u thirr në, gatishmërinë  e shtetit serb për të mbështetur hetim serioz. Për hetimin me pjesëmarrjen e faktorëve ndërkombëtare, amerikanët janë të gatshëm.  Mendoj se do të ketë përpjekje që të jetë edhe BE-ja dhe shpresoj që të arrijmë një lloj rezultati, ka thënë ambasadori, Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …