Ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni, thotë se shteti i tij nuk ka linja të kuqe për dialogun Kosovë - Serbi

Ambasadori francez në Serbi Frederik Mondoloni, thotë se shteti i tij nuk ka linja të kuqe për dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni, ka thënë se shteti francez nuk ka linja të kuqe për dialogun, por që palët duhet të gjejnë sa më shpejtë një zgjidhje. Ai ka thënë se Franca nuk ka linja të kuqe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas tij, është Prishtina dhe Beogradi që duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, zgjidhje e cila sipas tij, do të sillte paqe dhe stabilitet në tërë rajonin. Një marrëveshje përfundimtare është më se e nevojshme dhe se sipas tij, kjo duhet të bëhet sa më shpejtë. Tutje ambasadori Mondoloni tha se në lidhje me zgjidhjen e konflikteve apo gjetjen e një zgjidhjeje, Franca nuk mund t’i jap mësim asnjë shteti. “Sa më shpejt, aq më mirë, na duhej shumë kohë për të pajtuar veten me gjermanët, për të mos folur me gjuhën angleze”, theksoi Mondoloni. Ai po ashtu ka thënë se pret që më 11 nëntor në Paris presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kenë mundësinë që të bisedojnë për së afërmi me njëri-tjetrin në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për bisedimet në mes të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …