Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar shtëpinë Muze në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, një vend që argumenton krimin makabër të forcave kriminele serbegjatë luftës në Kosovë. Gjatë vizitës, ambasadorin e priti Fadil Muqolli, të cilit forcat serbe gjatë luftës, ia vranë të gjithë anëtarët e familjes. Muqolli ndau përshtypjet nga vizita e ambasadorit dhe e përshkroi atë si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së historisë së trishtë të Kosovës, dhe theksoi se kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Rohde në Poklek. Ambasadori Rohde, shprehu ndjenjat e tij të thella të trishtimit për ngjarjet e ndodhura gjatë luftës në vitin 1999. Ai gjithashtu shprehu keqardhjen për mosndjekjen e autorëve të kësaj masakre nga organet përkatëse, një ndjenjë që ndanë edhe familjarët e viktimave. Kjo vizitë simbolizon jo vetëm përkujtimin e viktimave, por edhe rëndësinë e përkujtimit të së kaluarës si një mënyrë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke theksuar nevojën për drejtësi.