Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën. Ai tha “Mirëpresim raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat, sundimin e ligjit, implementimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, dialogun dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian.  Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë deputetja gjermane, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …