Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shieb, deklaroi sot se ka përshtypjen se imazhi i Bashkimit Evropian nuk është aq pozitiv në Serbi. Gjithsesi, sipas tij, Serbia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit. “Sigurisht që mund të përfitojë nga ato që BE ka për të ofruar. Ne duhet të punojmë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai për mediat serbe. Ai ka folur edhe rreth marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në këtë drejtim ai ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së. “Sundimi i ligjit vendos gjithashtu shpejtësinë me të cilën Serbia po i afrohet BE-së. Kosova nuk është çështja e vetme, ka shumë tema të tjera teknike. Serbia është në mes të këtij procesi. Por po, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është i nevojshëm, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …