Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori Gjerman Rohde kritikon mungesën e qeveritarëve të Kurtit, në ceremoninë e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur habinë e tij lidhur me mungesën e përfaqësuesve të lartë të qeverisë në ceremoninë solemne të dorëzim-pranimit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë ceremoni, kryetarja në largim, Gresë Caka-Nimani, ia dorëzoi detyrën kryetarit të ri, Nexhmi Rexhepi. Rohde, përgëzoi të dy liderët për përkushtimin e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi rëndësinë e kësaj gjykate në mbështetje të sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë. Jam dakord me z. Aivo, se roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. Është e habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …