Ambasadori Heldt: Shpresoj që Kosova në vitin 2020 ta ketë një dozë të madhe të ajrit dhe qiellit të pastër

Ambasadori Heldt: Shpresoj që Kosova në vitin 2020 ta ketë një dozë të madhe të ajrit dhe qiellit të pastër

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt e ka uruar në një formë të veçantë vitin e ri për kosovarët. Ai ka postuar një fotografi nga shëtitja që kishte sot në një vend afër Berlinit. Ka thënë se shpreson që një dozë të madhe të asaj që pa në Berlin, ta shoh edhe në Kosovë, si dhe 2020-ta të jetë një vit i artë për Kosovën. “Pas zhurmave të mëdha të natës, ecja e vitit të ri në Potsdam afër Berlinit. Qiell i pastër, rreze dielli dhe parku i bukur i Sans Soucit, literalisht “pa asnjë shqetësim”. Shpresoj edhe Kosova ta ketë një dozë të madhe të kësaj në vitin 2020, dhe që kjo dekadë të jetë e 20-ta e artë për të gjithë miqtë atje”, ka shkruar Heltd.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …