Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, të sjellën para drejtësisë. Ai kas shkruar se sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe se autorët duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës. “SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare” ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhefri Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …