Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, vizitën e kryetarit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë e ka quajtur vizitë millosheviqiane, e cila nuk do të duhej të lejohej nga institucionet e vendit. Ai i ka dërguar një porosi ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për fjalët e tij se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të pritet armiqtë. “Vuçiqit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lëre më edhe në Drenicë. Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin”, ka shkruar Selimi. Lajmin, se ka pasur të shtëna në rajonin e Drenicës derisa Vuçiq tentonte të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, e ka demantuar Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …