Nicholas Abbott: Anglia mirëpret dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s, po ka shumë punë për tu bërë

Ambasadori i Anglisë, në Tiranë, Nicholas Abbott, mirëpriti angazhimin e SPAK-ut për të hetuar krimet zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2025

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, zhvilloi  një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme për SPAK-un  dhe mirëpriti angazhimin e institucionit për të hetuar krimet zgjedhore gjatë fushatës elektorale të vitit 2025. “Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga mbështetëset kryesore të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ofruar ndihmë teknike dhe asistencë në forcimin e kapaciteteve institucionale

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, udhëzonte “spastrime kuadrosh”, në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjes më të madhe publike në vend

Gazetari Lirim Mehmetaj, publikoi një fragment bisede ku bëhet e ditur  se në një grup …