Dje ambasadori i Anglisë Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kanë vizituar kampin ushtarak të Bondstil ku janë takuar me ushtarët britanikë, të cilëve do t’iu bashkohen edhe 200 trupa të tjerë shtesë në ditët në vazhdim si rezultat i ngjarjeve në veri të Republikës së Kosovës. Abbott ka shkruar se në këtë kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, është i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …