leoni

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit, ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e AGK-së, ambasadori i BE-së, ka theksuar rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet. Ai ka theksuar “imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të njollosjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”. Në njoftimin e Zyrës së BE-së për këtë takim është thënë se bashkëbiseduesit kanë folur edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin BE-ja po e ndjek me vëmendje. Në fund, ambasadori i BE-së në Kosovë, ka përgëzuar mbështetjen e AGK-së për gazetarët ukrainas dhe afganë.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …