Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë,  Luigji Soreca deklaroi sot se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para duke e parë si një sukses të zhvillimeve në vend. Gjatë takimit prezantues të dokumentit metodologjik “Monitorimi i Integritetit Gjyqësor”, tha se aspiratat e qytetarëve për këtë reformë nuk duhen zhgënjyer. Ndonëse dy gjykatat, ajo e Lartë dhe Kushtetuese nuk funksionojnë, Soreca tha se sot ka më shumë institucione të reja se dje dhe nesër do jenë më shumë. Të përdorim çdo mjet ligjor për të denoncuar akte të jashtëligjshme. Shumica e qytetarëve shqiptarë janë për reformën. Aspiratat nuk duhen zhgënjyer. Sot ne numërojmë më shumë institucione të reja se sa dje dhe nesër do numëroni më shumë. Sa i përket integritetit është arritur përparim i madh”, deklaroi ambasadori i BE. Kundër kësaj reforme ka marrë qëndrim kreu  i Shtetit Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, parakusht për statusin e kandidatit në BE

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes …