Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryetarja, Vjosa Osmani, njoftoi se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, pasi sipas saj paska pasur 10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes dhe qenka e obliguar, duke pasur parasysh shkeljet, të mos e bëjë dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror. Duke marrë parasysh këtë deklaratë të saj, ambasadori i BE-së, Tomash Synjog ka theksuar nevojën urgjente që procesi i përzgjedhjes të jetë i bazuar në merita dhe transparencë. Ai theksoi nevojën urgjente për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të bazuar në merita, për pozitat brenda sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Szunyog në Ai tutje iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen shumë të vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.