Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, duke e vlerësuar këtë hap si një zhvillim pozitiv për tregtinë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë seancës së Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë, ai theksoi rëndësinë e angazhimit konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, duke përfshirë përmbushjen e obligimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Holland shprehu shqetësim për mungesën e progresit drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se kjo situatë ka implikime negative për jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur një Kosovë të pavarur dhe multietnike dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …