Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës duhet të largohen, duke shtuar se Finlanda nuk i sheh si të nevojshme këto masa. Finlanda është për largimin gradual të masave dhe se BE-ja dhe vendet anëtare janë pajtuar për këtë qëllim pas përfundimeve të Këshillit për Zgjerim në fund të vitit të kaluar. Vendi im ka thënë për një kohë të gjatë se duhet të largohen masat. Ne nuk shohim nevojë për to, dhe BE-ja ka rënë dakord për një largim gradual të këtyre masave, tha ai. Ambasadori Nissinen theksoi se për të arritur një vendim të përbashkët, është e nevojshme që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të pajtohen, duke u fokusuar në unitetin dhe konsensusin gjatë vendimmarrjes. Ai shtoi se kjo është thelbësore për arritjen e rezultateve konkrete. Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë dhe të fokusohet në prioritetet e tij, veçanërisht për vendet kandidate që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duke plotësuar kriteret e nevojshme.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …