Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka ripërsëritur kërkesën e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për të dërguar Draftin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo deklaratë e tij është bërë gjatë një intervistë për portalin Kosovo Online, ku ka diskutuar edhe për situatën e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës. Guerot ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të çojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke përmendur se ky hap mund të kontribuonte në përparimin e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ky veprim do të ndihmonte në zhvillimin e lëvizjeve pozitive që mund të përmirësojnë situatën në rajon. Bashkimi Evropian dhe partnerët e QUINT-it janë të kujdesshëm ndaj çdo lëvizjeje njëanshme që mund të ndikonte në popullatën serbe në veri të Kosovës, sidomos në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …