Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetjen e Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë është mbajtur “Forumi i parë Ekonomik Gjermano-Kosovar”. Duke treguar për përshtypjet në këtë takim, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jörn Rohde ka shkruar se rinia e Kosovës ka potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit. “Diskutime emocionuese në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga OEGJK me palët kyçe të interesit nga Kosova dhe Gjermania për tema të rëndësishme si kontraktimi i jashtëm në Kosovë, TIK, afrimi dhe ripërtëritja, energjia e rinovueshme dhe të rinjtë si shtytës për zhvillimin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash, ambasadori gjerman, Jörn Rohde.
