Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e stikerave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës. Ai ka thënë se tani udhëtimi në mes të dy vendeve është bërë më i lehtë. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve, ka shkruar Rohde. Qeveria e Kosovës ka njoftuar të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe. Vendimi i qeverisë u mor pasi Serbia vendosi t’i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …