Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për rrugëtimin e Kosovës që duhet të bëjë drejtë Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Kosova duhet t’i kushtojë shumë rëndësi edhe punës së saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Dua të kthehem tek vendimi i duhur në kohën e duhur, cila është nevoja tani sipas meje, është Këshilli i Evropës, sepse KE është paradhoma për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nëse nuk kaloni këtu është vështirë që të shkoni tek hapi tjetër”, ka thënë Rohde në konferencën “Diplomacia parlamentare për sigurinë dhe integrimin euro-atlantik”.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …