Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”. Por, ai ka thënë se nga viti 2019 nuk ka bashkëpunim me këtë kompani. Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike. Më tutje, Berishaj ka mohuar t’i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani. Ai ka thënë se “GEN”-i është kompani sllovene dhe vepron në 25 shtete. “Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, ka thënë Berishaj, duke i mohuar akuzat për aferë korruptive me këtë kompani siç kanë raportuar mediat sllovene.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …