Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dihet tashmë se është përfshirë në një aferë financiare në Slloveni dhe për këtë është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë për shpërlarje parash. Këto ditë ai është parë në shoqërinë e Boguljub Kariqit, biznesmen kontravers serb, që është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për lidhjet me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenkon, ndërsa kompania ndërtimore e familjes Kariq është e sanksionuar nga ShBA-ja. Berishaj dhe Kariqi janë takuar në një organizim në Bosnjë dhe Hercegovinë, të quajtur “Ceremonia e 45-të e çmimeve të menaxherit, kompanisë më të madhe dhe personalitetit të vitit 2024”. Gjatë tërë kohës së ceremonisë, Berishaj është parë afër Kariqit, biznesmen me të kaluar të dyshimtë, që është pronar i “BK Group”. Madje, në momentin kur Kariqi çohet në këmbë për ta marrë shpërblimin, Berishaj i buzëqesh në mënyrë miqësore. Ambasadori i Kosovës është “shpërblyer” për kontributin e tij në fushat e arsimit, shkencën dhe kulturës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …