leoni

Ambasadori i Mbretërisë së  Norvegjisë Jens Erik Grøndahl vizitoi Vitinë

Në vazhdën e aktiviteteve që po realizohen në kuadër të programit “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë  së Norvegjisë në Kosovë, ambasadori i këtij shteti Jens Erik Grøndahl, i shoqëruar edhe nga Valmir Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, kanë qëndruar në Viti, ku janë pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Fillimisht kryetari Haliti, duke u dëshiruar mirëseardhje, ka falënderuar mysafirët për vizitën në Viti e më pas e njoftoi ambasadorin norvegjez me aktivitetet komunale, të arriturat, resurset që i posedon kjo komunë, projektet që janë realizuar dhe nevojat që ka komuna e Vitisë. Ambasadori  Grøndahl, u informua edhe për sfidat, si dhe progresin  në komunën e Vitisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu u interesua edhe për pozitën e të rinjve vitias dhe perspektivën e tyre në të ardhmen.  Vizita e ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, është realizuar në kuadër të vizitave që ai po zhvillon nëpër komunat e Republikës së Kosovës, për tu njohur me zhvillimet pozitive dhe me praktikat e mira të funksionimit institucional. Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale KLGI, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë është duke implementuar programin “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM). Ky program synon të forcojë qeverisjen lokale përmes avancimit të dialogut dhe politikave ndër-institucionale, ndërtimin e kapaciteteve, rritjen e rolit të komunave, promovimin e digjitalizimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Në shenjë falënderimi për vizitën e realizuar sot në Viti, kryetari Haliti, e nderoi me një mirënjohje ambasadorin Grøndahl.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …