Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës, në Kosovë, Viliam Voker, dëshmoi për Masakrën e Reçakut, para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai tha se ka marrë ftesë nga gjykata dhe ka ardhur për të dëshmuar, megjithëse nuk ishte i sigurt nëse dëshmia e tij ka lidhje me ngjarjen specifike. Voker e cilësoi masakrën si krim kundër njerëzimit dhe kujtoi rolin e tij të rëndësishëm në zbardhjen e saj. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura dhe pritej që dëshmia e tij të mbrohej për arsye të moshës së shtyrë, pasi Walker është 89 vjeç. Masakra e Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë, është një nga krimet më çnjerëzore të luftës në Kosovë. Vetëm dy vrastarë serbë janë dënuar për këto krime, por asnjëri nuk e ka vuajtur dënimin.
Kontrolloni gjithashtu
RKL; Vdiq greku, Janullatos, por eshtrat e këtij varrëmihësi e shkatërruesi të Kishës Ortodokse Shqiptare, të Fan Nolit, do të ngelin në Tiranë
Vdiq fizikisht kleriku grek, Janullatos por eshtrat e këtij varrëmihësi dhe shkatërruesi të Kishës Autoqefale …