Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport viziton Rahovecin, pritet në takim nga Kryetari, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Administratës, Besnik Hoti, kanë pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ku është biseduar për transparencë, qeverisje të mirë dhe për siguri. “Prita për një takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet organizatës dhe Komunës së Rahovecit, si dhe për mundësitë që këtë bashkëpunim ta përparojmë në nivele të reja. Gjatë bisedës, paraqita të arriturat tona, por edhe sfidat që i kemi para vetes gjatë këtij mandati. Ambasadori Davenport u zotua, se do të jetë krah komunës së Rahovecit për hartimin e dokumenteve strategjike, gjithashtu, përkrahje ne rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultimet publike, përparimin e mëtejmë në barazinë gjinore, transparencën institucionale dhe qeverisjen e mirë”, është shprehur kryetari Latifi. Kryetari Latifi e ka informuar ambasadori edhe për nivelin e lartë të transparencës së Komunës së Rahovecit, për çka flasin edhe çmimet e fituara, duke u shpallur disa herë si komuna e parë në Kosovë për transparencë, njëkohësisht edhe për mundësimin e qasjes së plotë në dokumente zyrtare dhe për një efikasitet edhe më të madh e më të lehtë për qytetarët, OJQ-të, individët dhe gjithë të interesuarit. Aspekti i sigurisë ishte temë diskutimi, veçanërisht për nevojën e madhe që kemi për vendosjen e kamerave të sigurisë në vendbanime si dhe përkrahjen e këtij projekti. Po ashtu, prekëm dhe diskutuam edhe projektin e furnizimit me ujë të pijshëm për Lagjen e Epërme dhe fshatrat Hoçë e Madhe, Zaqisht dhe Opterushë. Në fund të takimit, Kryetari Latifi në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit e ka falënderuar ambasadorin e OSBE-së, për mbështetjen, mirëkuptimin e deritashëm dhe i kërkova mbështetje edhe në të ardhmen, për ta rritur mirëqenien, por edhe sigurinë dhe efikasitetin e institucioneve komunale, për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

May be an image of 6 people, people sitting and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …