Ambasadori i Rusisë, në Beograd, Aleksander Harçenko, ka thënë se zgjidhja për Kosovën do të vijë pas luftës në Ukrainë, të cilës iu referua si konflikt mes Perëndimit dhe Rusisë në territorin e Ukrainës. Në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, Rusia me siguri do të fitojë. Rusia nuk po bën luftë kundër Ukrainës, por është në konflikt me Perëndimin në territorin e Ukrainës. Siguria europiane në tërësi do të varet nga rezultati i atij konflikti. Jemi të bindur se do të vendoset një rend i ri ndërkombëtar multipolar, në të cilin Perëndimi nuk do të luajë një rol vendimtar. Tani Uashingtoni po përpiqet ta zgjidhë çështjen e Kosovës përmes planit franko-gjerman, por në rrethanat aktuale kjo nuk është e mundur, tha Bocan-Harchenko për mediet në Serbi. Plani franko-gjerman nuk është bazë për zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës. Dhe ky plan, si gjithë të mëparshmit, parasheh lëshime të njëanshme nga Beogradi, në radhë të parë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Plani franko-gjerman në thelb përfaqëson njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Perëndimi këmbëngul hapur se Beogradi duhet të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Harçenko.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …